Humor

“Vetëm Lushin gjith’ Veriu, kujt t’ia ndreq më parë i ziu…” Dokle zbulon poezinë: E bëra në ’97, si reagoi Nano

Ashtu siç e përmend në postimin e tij, ish-deputeti socialist, Namik Dokle hera herës shkruante ndonjë poezi në vend të fjalimeve, gjatë kohës kur ai ishte i angazhuar në Kuvend.

Një të tillë, Dokle ka publikuar në faqen e tij në Facebook, në kohën kur u miratua qeveria “Nano” në korrik të viti 1997.

Por si reagoi ish-kryeministri Fatos Nano?

“Ia dhashë Fatosit dhe ai e lexoi me buzëqeshjen tipike, aspak inatçore, dhe e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve...”, shkruan ai.

Poezia e Namik Dokles e shkruar në vitin 1997

Tepelena gur i thatë

Dy ministra nga një fshat,

Kalo Vjosën, dil në Vlorë,

Pesë ministra me këmborë.

Myzeqe edhe Devoll,

Një ministër* e kanë boll,

Një ministër ka dhe Korça,

Barabar dhe Shkodër locja.

Elbasani ka një Cekë*

Dhe Mirdita ka një Ndrekë*,

Vetëm Lushin* gjith’ Veriu

Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…

Emrat e ish-ministrave të shënjuar me *

(Maqo Lakori, Neritan Ceka, Ndre Legisi dhe Lush Përpali)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë