Euro 2020

Një javë pas triumfit, Mançini: Forca e Italisë? Buzëqeshja dhe ana njerëzore

Roberto Mançini po shijon ende suksesin e Euro 2020. Trajneri kampion i Europës ndodhet në vendlindjen e tij, po qëndron pranë prindërve që kanë probleme shëndetësore, por nuk e heq dot mendjen lehtë nga finalja e një jave më parë në “Wembley”. Me një postim në rrjetet sociale, ai i ka thurur elozhe grupit të futbollistëve që i dha titullin Italisë.

“Shtatë ditë më parë, në këtë orë, po luanim një sfidë të madhe, finalen e Euro 2020 ndaj Anglisë. Për këtë aventurë të parë që përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme nuk më mbetet gjë veçse t’i falënderoj të gjithë: tifozët, futbollistët, stafin, miqtë. Forca Axurri!”

Italia, kampione e Europës. Gazeta Si, 18 korrik 2021

Më tej trajneri italian ka shkruar se ku qëndron vërtet forca e skuadrës që ai drejton: “Si përfundoi e dimë të gjithë. Ajo që jo të gjithë e dinë ka të bëjë me atë që ndodh pas kuintave. Disa ditë më parë shumë prej jush kanë parë etapën e fundit të “Sogno Azzurro”, serialin e Rai-t.

Siç mund ta keni kuptuar, një pjesë e mirë e forcës së këtij grupi nuk qëndron vetëm te talenti, por edhe tek ana njerëzore, te thjeshtësia dhe besimi. Një grup i mrekullueshëm. Djem që ishin në gjendje të buzëqeshnin dhe të shkonin me gëzim në një moment të mbushur me tension, sic ishin penalltitë. Kemi treguar se mund të jemi profesionistë të mëdhenj pa harruar të jemi njerëzorë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë