Media Galeri

Covid, protesta të mëdha në Francë kundër kufizimeve të reja

Mbi njëqind mijë njerëz protestuan në Francë kundër kërkesës së vaksinimit anti-Covid për punonjësit e kujdesit dhe shëndetit dhe kundër kërkesës për “green pass” për të hyrë në restorante dhe vende të tjera publike.

Në Paris, marshimi drejtohej nga e djathta ekstreme, me parullën “liri” dhe me pankarta kundër “diktaturës shëndetësore” dhe presidentit Emmanuel Macron. Protesta u organizuan gjithashtu në Strasburg, Lille dhe Montpellier.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë