Euro 2020

Presidenti Matarela nderon me tituj Italinë, të gjithë lojtarët bëhen “Kalorës”

Triumfi në Euro 2020 është ende i freskët në mendjen e të gjithëve dhe, siç është theksuar shumë herë, është një sukses grupi. Për këtë arsye, presidente i Italisë, Serxho Matarela, ka nderuar me tituj honorifikë lojtarët, stafin teknik dhe presidentin e federatës, Gabriele Gravina. Të gjithë futbollistët tani janë "Kalorës".

Vlerësimet dhe nderimet e presidentit Matarela për kombëtaren italiane nuk u mjaftuan me takimin zyrtar pas kthimit të Italisë nga Anglia, por janë kompletuar me një çmim të fundit. Njoftimi ka ardhur nga presidenca dhe përfshin të gjithë ata që kanë zbritur në fushë, figura të ndryshme që kanë ndihmuar trajnerin Mançini dhe presidentin e federatës italiane, Gabriele Gravina.

Italia, kampione e Europes. Gazeta Si, 16 korrik 2021

"Presidenti i Republikës, Serxho Matarela, ka nderuar lojtarët dhe stafin në shenjë mirënjohjeje për vlerat sportive dhe shpirtin kombëtar që kanë treguar në fitimin e Euro 2020. Kreu i shtetit i ka dhënë titullin e “Zyrtarit të Lartë” presidentit të federatës, Gabriele Gravina, trajnerit Roberto Mançini, Gabriele Orialit dhe Xhanluka Vialit, atë të “Zyrtarit” për kapitenin e skuadrës Xhorxho Kielini, dhe titullin e “Kalorësit” për të gjithë futbollistët", - shkruhet në njoftimin zyrtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë