Media Galeri

Kisha Maradoniane hap dyert në Meksikë

Vazo të mëdha që mbajnë topa futbolli qëndrojnë në hyrje të kishës së parë Maradoniane të Meksikës dhe një imazh i Diego Maradona me një kapelë mirëpret adhuruesit.

Brenda kishës ndodhen fanella dhe fotografi të Maradonës nga fëmijëria e tij si dhe takimet me Fidel kastro apo Papa Francesku.

Kisha në Puebla, e cila u hap në 7 korrik, feston “fenë” e krijuar në Argjentinë në 1998 nga admiruesit e futbollistit të ndjerë Maradona.

Feja Maradoniane është përhapur në disa vende të botës dhe ka më shumë gjysmë milioni ndjekës.

“Mami dhe babai im, të cilët janë katolikë, thonë se është çmenduri”, tha Andrea Hernández, një futbollist 22-vjeçar, gjatë një vizite në kishën Maradoniane.

Maradona, i cili vdiq në nëntor 2020 menjëherë pasi festoi 60 vjetorin e tij, arriti lavdinë e futbollit pasi fitoi Kupën e Botës 1986 në Meksikë, e cila e kurorëzoi atë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Marcelo Buchet, i cili hapi kishën, tha se ishte një vend “ku mund të flasim për futbollin”.

“Nuk është si të shkosh në një kishë tjetër, të ulesh dhe të dëgjosh”, tha Buchet.

“Këtu ju jeni pjesë e gjithçkaje. Njerëzit e kanë pranuar këtë dhe ata janë shumë të lumtur. Kam parë njerëz që qajnë, flasin me foton e tij, luten. Ndihem shumë më mirë që nuk jam i vetmi i çmendur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë