Lajme

Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Vlorës është djegur një automjet i tipit “Mercedes-Benz”. Automjeti ka qenë i parkuar, kur është shkrumbuar nga flakët. Zjarrfikësja ka mbërritur në ngjarje për të shuar flakët, pasi është lajmëruar nga banorët e lagjes, por makina është djegur plotësisht.

Policia e Vlorës ka nisur një hetim për këtë ngjarje. Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme. Automjeti me targë AA007EP rezulton të jetë në pronësi të një 27-vjeçari me iniciale R.B.  Hetimet e mëtejshme pritet të hedhin më shumë dritë për këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë