Linja ajrore gjermane “Lufthansa” dhe filialet e saj, kanë vendosur të heqin përshëndetjen për udhëtarët “Zonja dhe zotërinj, jeni të mirëpritur në bord”, sepse konsiderohet shumë e tepruar në lidhje me gjinitë.
Mikpritësit dhe administratorët, thjesht do të kufizohen duke thënë vetëm një, “Mirë se vini në bord”. Vendimi u konfirmua nga zëdhënësja e kompanisë së njohur ajrore gjermane, Anja Stenger: “Diversiteti për ne, nuk është një fjali boshe, tani e tutje ne duam të shprehim vëmendjen tonë ndaj gjuhës”, tha ajo për mediat gjermane.
Ende nuk është specifikuar kur dispozita e re do të hyjë në fuqi. Përveç liderit gjerman të transportit ajror, përshëndetja “neutrale” do të zbatohet edhe për kompanitë satelitore: “Swiss”, “Austrian Airlines”, Bruksel dhe “Euroëings”.
Të gjithë ekuipazheve do t’u kërkohet të përdorin gjuhë neutrale gjinore, të tilla si “Klientë të dashur” ose “Mirësevini në bord”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.