Media Galeri

Si e ndihmoi pandemia një fotograf…

Në një kohë kur kryefjala e shumë gjërave në botë është pandemia, fotografi Paul Treacy tregon se si e ka ndihmuar fotografia për t’u përballur me të.

Ai ka treguar se e la punën e tij në momentin që u prek nga Covid-19.

“Pavarësisht se u shërova shpejt, nuk shpëtova nga gjendja post-Covid. Më pas për të kaluar këtë gjendje më ndihmoi qeni im dhe fotografia. I vendosa kusht vetes që duhet të dilja dy herë në ditë. Një herë në mëngjes për të nxjerrë qenin dhe pasdite për të bërë fotografi,” ka treguar Treacy i cili shpjegon se vetëm kështu mundi të përballonte gjendjen e rënduar.

Kjo e ndihmoi që të realizonte një koleksion fotografish të veçanta për të dokumentuar atë periudhë./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë