Artisti i rrugës Akse krijoi para disa kohësh një murale të lojtarit anglez Marcus Rashford në Withington, Manchester po ajo u dëmtua nga disa persona pasi ai humbi penalltinë në finalen e Euro 2020 me Italinë.

Tani pjesa e murit është mbushur me mesazhe mbështetëse dhe solidariteti për lojtarin cili është shprehur se ishte “në prag të lotëve” kur pa që murali ishte mbuluar me mesazhe mbështetëse.
Rashford tha se i vinte keq për humbjen e penalltisë së tij, duke shtuar se ai “do të dëshironte të kishte shkuar ndryshe dhe të mos ishte pre e racizmit”, por më pas u dërgoi falënderime atyre që shtuan mesazhe në murale.
Kryeministri Boris Johnson do të mbajë një takim me firmat e mediave sociale në lidhje me ndërmarrjen e veprimeve më të ashpra mbi racizmin.
Bashkëthemeluesi i Withington Walls, Ed Wellard, i cili porositi veprën artistike, tha që ata që janë përgjegjës për vandalizmin duhet të arsimohen më shumë sesa të ndëshkohen.

Ai tha se shpresonte se “diçka pozitive mund të vinte prej saj pasi njerëzit tani po flisnin për problemet e racizmit në vend”.
Tani muralja është mbushur me komente pozitive të cilat kanë mbytur komentet negative dhe sharjet për lojtarin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje