Kuriozitete

Shitet për çmimin rekord kaseta e Super Mario

Një kasetë e rrallë e video-lojës Super Mario është shitur në ankand për më shumë se 1.5 milion dollarë duke thyer të gjitha rekordet.

Kaseta e vitit 1996 ishte një nga platformat më të hershme 3D.

Shtëpia e ankandit tha se kishte më pak se 5 kopje në gjendje kaq të mirë. Kaseta ishte pothuajse po aq e re sa ka qënë para disa vitesh.

Shitja theu një rekord tjetër, mbajtur nga një kasetë origjinale Legend of Zelda, vendosur vetëm dy ditë më parë. Është shitur për 870,000 dollarë, duke e bërë atë për pak kohë lojën më të shtrenjtë në botë.

Kopjet më të rralla të lojërave të famshme zakonisht shiten shumë shtrenjtë.

Super Mario njihet gjerësisht si një lojë e rëndësishme në historinë e video-lojërave. Ende konsiderohet një nga lojërat më të mira të bëra ndonjëherë. Përfaqësuesit e shtëpisë së ankandit Heritage u befasuan nga çmimi i madh i ofruar për të.

“Shumë njerëz u befasuan që loja Super Mario, e cila shiti miliona dhe miliona kopje në të gjithë botën, u shit për kaq shumë dollarë, pas kaq shumë vitesh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë