Politike

Basha: Rama pranoi që ka zhytur vendin në korrupsion

Lulzim Basha e lexoi fjalën e Kryeministrit Edi Rama para ministrave dhe drejtuesve të institucioneve që prokurojnë tendera si pranim të korrupsionit masiv, që sipas tij, Rama e ka zhytur vendin në 8 vite.

“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se Qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion”, tha Basha përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale.

Kreu i Partisë Demokratike thotë se pas aferave korruptive qëndron vetë Rama.

“Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se peshku qelbet nga koka”, shkroi kryedemokrati.

Reagimi i Bashës pasoi takimin e Ramës me ministrat dhe drejtues të institucioneve që me të drejta tenderimi, ku tërhoqi vëmendjen për zbatimin e rregullave të prokurimit publik.

Në këtë takim, Rama tha se po punohet për paketën e re ligjore të prokurimit publik që do të adresojë të gjitha problematikat e hasura në këtë fushë, ndërsa paralajmëroi ministrat dhe titullarët e institucioneve që nëse nuk zbatojnë rekomandimet e APP do të paditen në SPAK nga vetë qeveria.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë