Media Galeri

Në një kafene në Rio, macet dhe kafeja kombinohen për një arsye

Në Gato Café në qendër të qytetit Rio de Janeiro, kafeja dhe çaji shërbehen me “mustaqe” dhe figura macesh.

Në brendësinë e saj me mure rozë, klientët mund të blejnë kafe me silueta macesh të shoqëruar me biskota në formë putre, ndërsa macet rrinë në një dhomë ngjitur.

Kafenetë e maceve u popullarizuan për herë të parë në Tajvan në vitin 1998. Përveç shërbimit, Gato Café, e cila u hap korrikun e kaluar, funksionon njëkohësisht si një vend birësimi për macet e braktisura të shpëtuara nga një organizatë e quajtur Bigodes do Bunker.

Në vitin 2019, kishte mbi 78 milion mace dhe qen që mbaheshin në shtëpi në Brazil, sipas Brazilian Pet Institute por gjatë pandemisë kjo ndryshoi dhe ndërsa pronarët ndërruan jetë dhe familjet kishin probleme, shumë kafshë u braktisën nëpër organizata ose u lanë në rrugë.

“Ka më shumë se 10 milion mace pa shtëpi në Brazil dhe unë mendoj se vështirësitë financiare të krijuara nga pandemia fatkeqësisht e kanë rritur këtë numër”, tha pronarja Giovanna Molinaro, e cila u frymëzua për të krijuar kafenenë pas një udhëtimi në Japoni në 2018.

“Ka kafene të tjera për mace në botë, por këtu ne jemi përqendruar në birësimin dhe mirëqenien e maceve tona”, shtoi ajo.

Klientët thonë se ajo kafene është një parajsë me gjithë ato mace që të ledhatojnë ndërkohë që pi një kafe.\Reuters\


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë