Gjatë një vizite në Europë për të përkujtuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës I Botërore, Donald Trump këmbënguli tek shefi i atëhershëm i shtabit të tij, John Kelly: “Epo Hitleri bëri shumë gjëra të mira”.
Deklarata nga ish-presidenti i SHBA në udhëtimin e viti 2018, e cila thuhet se “tronditi” Kelly-n, një gjeneral në pension i Trupave Marine të SHBA, është raportuar në një libër të ri nga Michael Bender i Wall Street Journal.
Në libër, një kopje të të cilit gazeta britanike “The Guardian” e ka siguruar para publikimit javën e ardhshme, thuhet se Kelly, i cili ka qenë pjesë e Marinës amerikane, po i mbante një leksion të improvizuar historie presidentit amerikan për palët që morën pjesë në Luftën e Madhe, konkretisht cilat vende ishin në cilën anë gjatë konfliktit dhe “lidhi pikat nga lufta e parë botërore në luftën e dytë botërore dhe të gjitha mizoritë e Hitlerit” .
Bender është një prej pak gazetarëve dhe shkrimtarëve që kanë intervistuar Trump që prej largimit nga detyra. Ai raporton gjithashtu se Trump e ka mohuar të ketë bërë një deklaratë të tillë.
Megjithatë, Bender shkruan se “Kelly i tha Trump-it se pavarësisht rimëkëmbjes ekonomike të Gjermanisë në vitet e para të pushtetit të Hitlerit, nuk mund të thuhet ajo fjali për të”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje