Media Galeri

Ambasadorja Kim me pushimet në Dhërmi

Pas një jave relativisht të ngjeshur me takime, mes të cilave edhe organizimin dhe shoqërimin e vizitës së ndihmës Sekretarit për Europën dhe Euroazinë Philip Reeker, Ambasadorja e SHBA në Tiranë është shkëputur për disa ditë pushime.

Yuri Kim është zhvendosur në jug të vendit, ku përmes rrjeteve sociale tregon me foto takimet me banorët vendas në zonën e Dhërmiut.

“Është e mrekullueshme që të takosh miq të vjetër dhe të bësh miq të rinj, të flasim për familjet tona e qeshim së bashku dhe thjesht të admirojmë bukurinë e Dhërmiut”, shkruan Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë