Një grua 82-vjeçare, e cila kishte stërvitur astronautë në vitet 1960, por iu mohua mundësia për të shkuar në hapësirë vetëm sepse ishte grua, po i jepet një shans i dytë falë Jeff Bezos.
Wally Funk është zgjedhur nga themeluesi i Amazon për të qenë “mysafirja e tij e nderuar” në bordin e një rakete New Shepard, e cila është vendosur të niset në West Texas më 20 korrik.
Funk tha se ndihet “si në përrallë” kur më në fund iu dha shansi për të udhëtuar në hapësirë.
“Do ta dua çdo sekondë të saj. Mezi po pres”, tha ajo në një video në Instagram të postuar nga Bezos.
“Para shumë vitesh nuk më lanë të jem pjesë e misioneve sepse isha femër dhe sipas tyre, unë nuk mund ta përballoja por unë pëlqen të bëjë gjëra që askush nuk i ka bërë”, thotë Funk.
Ajo ishte më e reja nga 13 gratë që kaluan të njëjtin provë si astronautët e tjerë në një program që dërgoi amerikanët e parë në hapësirë në vitet 1961-1963.
Por grave, të emërtuara si Mercury 13, përfshirë zonjën Funk, e cila në atë kohë ishte një pilote 21-vjeçare, iu mohua shansi të bëheshin astronautë për shkak të gjinisë së tyre pasi të gjithë astronautët e NASA-s ishin pilotë ushtarakë meshkuj.
Bashkuar me Bezos dhe Funk në një udhëtim 10-minutësh do të jetë vëllai i miliarderit, Mark, së bashku me fituesin e një ankandi bamirësie.
Nisja e ardhshme, e cila ndjek 15 fluturime të suksesshme provë do të hapë derën për klientët që do të paguajnë.
Gruaja e parë amerikane që fluturoi në hapësirë ishte Sally Ride në 1983 por vetëm në vitin 1995 një grua amerikane pilotoi një anije kozmike për herë të parë dhe ky nder i takoi Eileen Collins në anijen Discovery.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.