Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Oksfordit përgjigja imunitare ndaj Covid-19 pas vaksinës AstraZeneca përmirësohet nëse dozat merren në një periudhë kohore me 10 muaj diferencë. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se edhe një dozë e tretë mund të rrisë nivelin e antitrupave më shumë.
Deri më tani vaksinat po jepen me një periudhë kohore 4 deri në 12 javë mes dozash.
“Kjo ka të bëjë me efektshmërinë dhe faktin sa doza kanë shtetet në dispozicion. Doza e tretë është për të rritur përgjigjen imuntare për një periudhë afatgjatë,” ka deklaruar Andrew Pollard, hetuesi kryesor në provat klinike të vaksinave të Oksfordit.
Studimi tregoi se antitrupat ishin më efektive edhe ndaj varianteve Alfa dhe Beta të Cvoid-19 pas një doze të tretë të vaksinës AstraZeneca. Universiteti i Oksfordit ka nisur edhe një provë tjetër klinike për një tjetër vaksinë. Prova pritet të ketë 2,250 pjesëmarrës në të gjithë Britaninë, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Poloninë. Ekspertët kanë shpjeguar se doza do t’ju jepet personave që janë vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës AstraZeneca ose ato që janë me mRNA, siç Pfizer dhe Moderna, të paktën tre muaj pas dozës së tyre të dytë.
Studiuesit e Oksfordit kanë thënë se duhen më shumë kërkime mbi kohëzgjatjen e imunitetit nga dy dozat dhe mbrojtjen ndaj varianteve do të ndihmonin në përcaktimin nëse duhen dozat përforcuese.
Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje