Henry, pesë vjeç, Leo, shtatë dhe motra e tyre nëntëvjeçare Lola, nga Wallsend, North Tyneside, u prekën aq shumë nga vdekja e Dukës së Edinburgut, saqë i shkruajtën një letër të bukur Mbretëreshës.
Në letër shkruhej se si Mbretëresha e bëri “botën një vend të bukur për të jetuar”, ndërsa theksonte se ajo është “më e mira”‘.

Mbretëresha u përgjigj me një kartolinë që përmbante një foto të Princit të ndjerë Filip, i cili vdiq më 9 prill, në moshën 99-vjeçare, së bashku me mbishkrimin: ‘Ju dërgoj falënderimet e mia të sinqerta për fjalët tuaja të mira për vdekjen e burrit tim.’
Të tre vëllezërit dhe motra ishin në qiellin e shtatë kur morën përgjigjen, sipas babait krenar Chris Furminger, 35 vjeç.
Në letrën e tyre shkruhej: ‘E dashur mbretëreshë Elizabeta, na vjen keq që Princi Filip vdiq. Ne të duam si Mbretëresha jonë. Të gjithë e dinë që ju jeni më e mira. Ju e bëni botën tonë një vend të bukur për të jetuar. Princi Philip ishte i mahnitshëm! Me dashuri nga Leo, Henry dhe Lola”.
Leo u lumturua aq shumë me përgjigjen e Mbretëreshës, saqë iu lut babait të tij që të dërgonte një kopje në shkollë.
Treshja vendosi të shkruajë letrën për Mbretëreshën pasi panë fotografinë e saj vetëm gjatë ceremonisë së funeralit të Princit Filip.

Ata e ndoqën ceremoninë mortore në prill me babanë e tyre Chris dhe partneren e tij Gemma, 38 vjeç.
“Ata u ulën dhe panë varrimin me mua dhe partneren time Gemma dhe panë Mbretëreshën të veshur me të zeza, me maskë dhe të ulur vetë me askënd përreth saj ndërsa varroste burrin e saj dhe kjo ishte padyshim me të vërtetë e trishtueshme për ta. Në fund Leo pyeti nëse ata mund t’i shkruanin një letër Mbretëreshës. Pastaj Lola kërceu nga dëshira dhe Henry, i cili sapo kishte mbushur pesë vjeç, shkruajti “Të dua” në fund. Ishte çdo gjë ideja e tyre”.
Burimi: Daily Mail. Pështati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje