Konfindustria i ka bërë kërkesë qeverisë dhe Ministrisë së Financave për shtyrje të të gjithë procesit të fiskalizimit dhe jo vetëm faljen e gjobave për periudhën korrik-dhjetor 2021.
Sipas Konfindustrias, një njoftim i tillë është mungesë profesionalizmi dhe dështim i lajmëruar i procesit të fiskalizimit.
Konfindustria vlerëson se falja e gjobave jo vetëm nuk ka asnjë vlerë për arritjen e qëllimit të procesit të radhës të fiskalizimit, por rrezikon të shtojë informalitetin, konkurrencën e padrejtë, korrupsionin, rënien e të ardhurave buxhetore, duke shtuar kaosin në sistem dhe dëmtuar në afatgjatë ekonominë kombëtare me përfitues vetëm një grup biznesesh zbatues të licencuar të teknologjisë.
Për shoqatat e bizneseve koha e dhënë për zbatimin e procesit të fiskalizimit me 3 faza nuk është e duhura dhe shpeshherë janë bërë thirrje për shtyrjen e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.