Lajme

Në Velipojë u vra babai i biznesmenit të ekzekutuar në 2018-n

Mes katër viktimave të përplasjes së armatosur rreth mesnatës në plazhin e Velipojës është edhe 59-vjeçari, Kutim Ferracaku. Pronar i një hoteli në këtë plazh.

Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, 30 vjeç, i ekzekutuar më 1 shtator 2018-t teksa po ushtronte pasionin e tij për hipizmin.

Dy persona qëlluan me automatik në distancë të afërt të riu, që ishte në shoqërinë e dy miqëve të tij. Vetëm tre ditë pas kësaj ngjarje policia dhe RENEA ndërmorën një aksion në dy lagje në Shkodër, duke arrestuar katër persona në Dobraç si të dyshuar.

Policia dhe prokuroria ngritën dyshime se vrasja e Arjan Ferracakut mund të lidhej me aktivitetin e gjobëvënies në këtë qytet nga grupet kriminale. Vetë i riu nuk kishte precedentë penalë, por njihej si biznesmen i fuqishëm në zonë me hotel në Velipojë, restorant dhe aktivitet në fushën e tregtimit të materialeve të ndërtimit.

Pak javë pas vrasjes së Ferracakut ekzekutohet në lagjen “Rus” të Shkodrës biznesmeni tjetër Fatos Ferracaku, kushëri me Arjan Ferracakun dhe nipi i Kujtim Ferracakut.

Fisi Ferracaku nuk përmendet për autorësi në ngjarjet e bujshme kriminale të Shkodrës, ku dyshohet si të përfshirë fisi Bilali, Bajrat dhe Liçi, ndërkohë që as fisi Gocaj, ku në ngjarjen e fundit u vranë dy vëllezër nuk është dëgjuar më herët si i përfshirë në këto ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë