Ka ndodhur

“M’i vranë djemtë në derë të shtëpisë” – Rrëfimi i babait të vëllezërve Gocaj

Pjetër Gocaj, babai i dy vëllezërve Xhovan dhe Edmond Gocaj, që mbetën të vrarë në përleshjen me armë zjarri në plazhin e Velipojës thotë se me autorët ka pasur miqësi. Ai thotë se djemtë ja kanë vrarë në derë të shtëpisë.

“Më është fikur dera e shtëpisë. Kanë ardhur mbrëmë në derë të shtëpisë, të armatosur. Fatkeqësia ime, ata i kam pasur shokë e kolegë, se në çfarë rrethanash ma kanë bërë këtë punë e me më ardhë te dera?! Duhet të më kishin thirrur. Më shumë më njohin mua se çunat e mi. Djalin e kam pasur me nënshtetësi angleze, është djersa e tij. Nuk kam ditur gjë, se nuk na kanë njoftuar! I kam shokë. Unë jam habitur”, thotë ai.

Duke treguar se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes, Pjetër Gocaj rrëfen se fillimisht i kanë vrarë djalin e madh, që sapo kishte ardhur nga Anglia për të investuar në Velipojë.

“Ne i kemi vendosur shezllonet përpara se të bëhej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kanë ata. Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumenta angleze, i cili ka ardhur për te investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kane ardhur me armë tek dera e shtëpisë. Uroj mos t’i ndodhë me askujt”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë