Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se ka ndërruar jetë 1 pacient 83 vjeç nga Tepelena ka ndërruar jetë nga Covid-19, ndërkaq janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.
“Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 36
Tiranë 31
Durrës 11
Berat 8
Lezhë 7
Elbasan 6
Dibër 3
Kukës 2
Gjirokastër 1
Korçë 1
Fier 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.