Një diamant që besohet të jetë i treti më i madh i gjetur ndonjëherë është zbuluar nga firma e diamanteve “Debswana” në Botsvana, Afrikë.
Guri është 1,098 karat dhe është pak më pak se diamanti i dytë më i madh në botë i cili gjithashtu u gjet në Botsvana në 2015. Botsvana është prodhuesi më i madh i diamanteve në Afrikë.
“Ky është një nga diamantët më të mëdhenj të gjetur ndonjëherë dhe jemi të lumtur që arritëm ta gjejmë ne”, tha Lynette Armstrong, drejtoresha e Debswana.
Një vlerësim i kostos së mundshme të gurit nuk është lëshuar ende, por në vitin 2017, diamanti i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë u shit për 53 milion dollarë.
Diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë ishte diamanti Cullinan prej 3,106 karat i gjetur në Afrikën e Jugut në 1905.
Armstrong tha se zbulimi i fundit nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë për Botsvana pasi pandemia shkaktoi rënien e shitjeve të diamantëve vitin e kaluar.
Guri i sapo zbuluar, i cili u gjet në minierën Jwaneng, ende nuk ka një emër.
Armstrong tha se nuk ishte marrë ende një vendim nëse do të shitej “guri i rrallë dhe i jashtëzakonshëm”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje