Media Galeri

Nike shkruan gabim logon e vet në një palë atlete me temë Greqinë e Lashtë

Gjigandi i veshjeve sportive po sjell koleksionin e fundit në shenjë nderi për Hyjneshën e luftës Nike, një palë atlete por shkronjat në pjesën e pasme të këpucëve që duket sikur thotë Nike me shkronja angleze në të vërtetë shkruajnë ‘piks’ në Greqisht.

Drejtshkrimi i saktë i logos në greqisht do të ishte NIKH dhe njerëzit janë aq të zemëruar sa që është ngritur një peticion i Change.org për të nxitur markën që të heqë atletet nga shitja.

Greqishtfolësit dalluan gafën në Air Forcë 1 dhe  tani interneti është mbushur me njerëz që tallen apo e quajnë këtë si të turpshme.

“Vetëm dikush që nuk di asgjë do të vishte këpucë që shkruajnë “piks” me shkronja greke dhe do të mendonte se thotë Nike. Ka 11 milion grekë. Pyesni njërin”, shkruan një nga ndjekësit e Nike.

Një ndjekës tjetër thotë se dicka e tillë duhet të dënohet me ligj si dhe Nike duhet ta marrë më seriozisht punën kur niset të bëjë dicka të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë