Kosova

Kurti raporton në Kuvend: Njohja e Kosovës dhe pranimi i krimeve të luftës, janë parimet tona në dialog

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti raportoi sot në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi, ku theksoi se duhet një konsensus për këtë çështje.

Teksa tha se ka ftuar krerët e partive për të harmonizuar qëndrimin, z. Kurti renditi sipas tij edhe parimet në këtë proces.

“Pranimi i realitetit të një Kosove të pavarur nga e Serbisë, pranimi i krimeve të Serbisë në Kosovë, barazia e përfaqësuesve dhe qytetarët si përfitues përfundimtar, janë parimet tona udhëheqëse në dialog”, u shpreh ai.

Kurti nënvizoi se në procesin e dialogut duhet njohje reciproke mes dy vendeve, njohje nga 5 shtete të BE-së, anëtarësim në Kombet e Bashkuara, si dhe mbrojta reciproke e të drejtave të komuniteteve respective e të ngjashme.

“Palët në tavolinë duhet të ndihen të barabartë në secilën fazë të bisedimeve dhe marrëveshjet e arritura për çështjet e pazgjidhura duhet të kalojnë edhe testin e përshtatshmërinë me normal ligjore dhe standardin e BE-së”, përfundoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë