Media Galeri

Lule që hapen për këmbësorët

Arkitektët në Izrael kanë projektuar një sërë lulesh gjigande që hapen dhe reagojnë sapo aty pranë kalojnë këmbësorë apo mjete transporti.

Vendosur në sheshin Vallero në zemër të Jeruzalemit, lulet janë instaluar si pjesë e përpjekjeve të komunës për të përmirësuar hapësirën urbane.

Të katër lulet gjigante, të larta 30 metra, janë vendosur në pozicione kyçe, duke u mundësuar atyre që të shikohen nga gjithë sheshi dhe tregu afër.

Kur mbërrijnë tramvajet, të katër lulet hapen për të siguruar mbulesë për këmbësorët ndërsa zbresin nga tramvaji.

Burimi: Contemporist


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë