Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë1 qytetare, 63 vjeç nga Saranda. Gjithashtu, janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë.
“Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive,” thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 60
Shkodër 54
Berat 33
Korçë 25
Lezhë 20
Elbasan 14
Vlorë 7
Gjirokastër 6
Durrës 4
Kukës 3
Fier 2
Dibër 2
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.