Një teatër në Ivano-Frankivsk të Ukrainës ka rikrijuar ‘Romeo dhe Zhulieta’ të William Shekspirit, duke e vendosur në sallat industriale të një fabrike të vjetër sovjetike.
Para fillimit të shfaqjes, spektatorëve iu dhanë kapele të forta dhe një hartë për të ‘lundruar’ nëpër punëtoritë e fabrikës dhe në bodrumin e teatrit.
Publiku ndjek aktorët nëpër vende të ndryshme ndërsa jepet shfaqja duke e parë nga kënde të ndryshme.
Rostyslav Derzhypilsky, kreu i teatrit dhe drejtor i ‘Romeo dhe Zhuliet’, i jep historisë së Shekspirit një kthesë moderne. Në vend të shtëpisë së Capulet, Romeo takohet me Zhulietën në një klub nate.
Derzhypilsky tha se ai dëshironte që shfaqja të kishte një ndjesi ‘post-pandemike’.
“Kjo vendndodhje është jashtëzakonisht e vështirë por ajo përshtatet në mënyrë të përsosur për të ilustruar përplasjen e spiritualitetit, besimit dhe dashurisë së Romeos dhe Zhulietës dhe botës që i rrethon ata”, tha Derzhypilsky.
Puthja ikonike e ballkonit midis Romeos dhe Zhulietës zhvillohet në një kullë industriale dhe një luftë midis Tybalt dhe Mercutio bëhet brenda një kafazi masiv.
Aktori i ri Oleh Panas, i cili luan rolin e Romeos, tha se u trondit kur pa për herë të parë skenën e improvizuar të fabrikës.
“Nga njëra anë, vendndodhja e mbyt aktorin, është e vështirë të mos humbasësh brenda këtij ambienti kolosal”, tha Panas.
“Por nga ana tjetër, ajo i shton vlerë konceptit të interpretimit dhe emocioneve të aktorit. Një zonë e ftohtë, masive, shkallët, të gjithë këta elementë forcojnë ndjenjat e një aktori”.\Reuters\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje