Roland Garros ka zyrtarizuar tërheqjen e Roxher Federer nga turneu, pas ndeshjes maratonë ndaj gjermanit Dominik Koepfer, të cilin zvicerani e mundi 3-1. “Pasi diskutova me ekipin tim, – ka thënë Federer, – vendosa të tërhiqem nga Roland Garros. Pas dy ndërhyrjesh në gju dhe një vit rehabilitim, për mua është e rëndësishme të dëgjoj indikacionet që vijnë nga trupi im dhe rruga drejt rikuperimit të plotë është ende e gjatë. Jam entuziast që fitova tri ndeshje, nuk ka ndjenjë më të bukur se të jesh në fushë dhe të fitosh”.

Drejtori i turneut francez, Guy Forget, e komentoi kështu lajmin: “Roland Garros ndjen shumë keqardhje për tërheqjen e Federer, i cili luajti një ndeshje të madhe ndaj Koepfer. Jemi të lumtur që e pamë sërish Roxherin në Paris, na kënaqi me 3 ndeshje të nivelit të lartë. Të gjithë i urojmë më të mirën për pjesën e mbetur të sezonit”. Mateo Berretini kalon kështu direkt në çerekfinale, ku do të ndeshet me njërin mes Gjokoviçit dhe Musetit.
Federer në fakt e paralajmëroi tërheqjen direkt pas ndeshjes së fundit. “Ishte e vështirë, por shumë bukur. Duhet të mendoj cila është zgjedhja më e mirë për mua për atë që mbetet nga ky sezon, për turneun më të rëndësishëm, atë me bar. Nuk e prisja të fitoja 3 ndeshje në Roland Garros dhe nuk e di me saktësi si është fiziku im, sa benzinë më mbetet pas një ndeshjeje të tillë. Ishte një betejë dhe duhet të mendoj për të ruajtur trupin”, – theksoi zvicerani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



