U deshën më shumë se 3 orë e gjysmë që Roxher Federer të mundte gjermanin Dominik Koepfer dhe të kalonte për herë të 15-të në karrierë në fazën e 1/8-ve të Roland Garros. Ish-numri 1 i botës u kualifikua pas 4 setesh, 7-6, 6-7, 7-6 dhe 7-5.
Nuk ishte një ndeshje e bukur, ku Federer nuk mundi të jepte më shumë se 50-60% të potencialit të vet. Federer fitoi setin e parë me “tie break”. Në setin e dytë ishte para 2-0, më pas bëri shumë gabime, duke luajtur keq dhe e humbi setin. Zvicerani e nisi keq edhe setin e tretë, por në rezultatin 4-3 e mori veten. Humbi një “set point” te 6-5 dhe në fund fitoi me “tie break” 7-4. Ai arriti të fitonte edhe setin e katërt 7-5 dhe të hënën do të sfidojë italianin Mateo Berretini.

Rafael Nadal është kualifikuar për në fazën e 1/8-ve të Roland Garros pas fitores 3-0 ndaj britanikut Kameron Norri. Ndeshja zgjati 2 orë e 7 minuta për spanjollin, që tregoi një formë shumë të mirë. Nadal do të ndeshet me Janik Siner, pas një bilanci prej 103 fitoresh dhe 2 humbjesh në Paris.
Me lehtësi ka kaluar edhe Novak Gjokoviç. Numri 1 i botës, kampion i këtij turneu në 2016-ën, i la vetëm 6 gejme lituanezit Ricardas Berankis, duke e mundur pas 92 minutash lojë me rezultatin 3-0, 6-1, 6-4 dhe 6-1. Një ndeshje ekstremisht e thjeshtë për serbin, që të hënën do të luajë ndaj Musetit.
Te femrat, është mbyllur pas vetëm një seti takimi mes Koko Gof dhe Xhenifer Bredi. Kjo e fundit është tërhequr pasi humbi setin 6-1. Kundërshtarja e radhës për Koko, që shkon në fazën e 1/8-ve në moshën 17-vjeçare, do të jetë tunizianja Ons Jabeur
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



