Media Galeri

Sandale të pazakonta

Me kthimin e motit më të ngrohtë, shumë prej nesh do të kërkojnë të gjejnë sandalet e përsosura të verës.

Fansat e Camper padyshim do të jenë të kënaqur të dëgjojnë se marka po ri-lëshon shumë të kërkuar, megjithëse mjaft të pazakonta sandalet Kobarah, të cilat dolën për herë të parë në dyqane në 2016.

Frymëzuar nga kobrat, këpucët eko-miqësore, që kushtojnë rreth 100 dollarë kanë një dizajn të gjithin llastik dhe takë të çuditshme të përdredhur.

Së shpejti me nuanca blu, të kuqe dhe të verdhë, sandalet bëhen duke përdorur materiale të riciklueshme.

Data për hedhjen e tyre në treg ende nuk është zbuluar, por blerësit kanë filluar që tani të regjistrohen në faqen e markës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë