Artisti brazilian Eduardo Srur riprodhon vepra nga piktorë të njohur pa përdorur një pikë bojë por me copa të ricikluara të plastikës të marra nga rrugët e qytetit dhe lumenjtë.
Për ekspozitën e tij të fundit, ai ka kopjuar Picasso, Van Gogh, Monet dhe Warhol për të tërhequr vëmendjen ndaj ndotjes së shkaktuar nga akumulimi i mbetjeve plastike.
“Këto vepra do të qëndrojnë për shekuj në historinë e njerëzimit dhe po kështu do të mbetet edhe plastika që po hedhim në natyrë”, tha ai në studion e tij në Sao Paulo.
Shfaqja e Srur “Natureza Plástica” (‘Natyra Plastike’) do të shfaqet premierë në Sao Paulo në gjysmën e dytë të vitit 2021.
Artisti ka punuar prej kohësh për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me mjedisin, duke krijuar instalime të mëdha në hapësirat publike përreth Sao Paulo, shpesh përgjatë lumenjve të ndotur rëndë.\Reuters\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








Lini një Përgjigje