Media Galeri

Rikonstruksioni i Piramidës së Tiranës

Piramida e Tiranës, një simbol dhe pikë referimi i kryeqytetit ka marrë pamjen e një kantieri ndërtimi, për shkak se po rikonstrukohet. Sipas planit të Bashkisë së Tiranës, kjo ndërtesë do të ketë funksionon e një qendre për organizminin e ngjarjeve sociale të ndryshme që do t’i shërbejë popullatës. Qysh prej vitit 2016 Piramida i kaloi në pronësi Bashkisë. Më herë ishte nën zotërimin e Ministrisë së Kulturës me funksionin si Qendër ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”.

 Historia e kësaj ndërtese ka nisur në tetorin e vitit 1988, ku një grup arkitektësh me në krye vajzën dhe dhëndrin e diktatorit Enver Hoxha, e hapën këtë ndërtesë duke shërbyer si një muze i përhershëm që do të kujtonte jetën e diktatorit. Por muzeu “ra” së bashku me regjimin komunist dhe ndërtesa vit pas viti mori funksione të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë