Media Galeri

Një police plagoset me thikë në Francë, ndalohet agresori (Foto)

Një grua, police bashkiake në Nantë të Francës u plagos rëndë me thikë në disa pjesë të trupit nga një person. Sulmi ndodhi në ambientet e policisë bashkiake në La Chapelle-sur-Erdre, disa kilometra nga Nanta në Francën perëndimore.

Para se të ndalohej, agresori u përpoq të reagonte dhe hapi zjarr ndaj policisë që e kishte lokalizuar. Mediat franceze raportojnë se tre xhandarë u plagosën gjatë aksionit për kapjen e tij.

Viktima u shtrua në spital me urgjencë, por nuk është në rrezik për jetën. I dyshuari e goditi atë në mënyrë të përsëritur me një thikë në kofshë, krahë dhe duar. Ndërkohë që 240 xhandarë dhe anëtarë të njësive speciale u angazhuan në ndjekje të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë