Keni parë insekte që garojnë në Lojërat Olimpike apo bëjnë palestër? Po një varg insektesh që presin në radhë për tu vaksinuar.
Shfaqja e insekteve të njohur si Brood X, ose Brood 10, në Shtetet e Bashkuara pas një ndërprerje 17-vjeçare ka frymëzuar fotografen profesionale të portreteve Oxana Ware për të krijuar instalime arti në miniaturë, duke vendosur insekte në momente të ndryshme.
“Unë gjithmonë i mësoj fëmijët e mi të jenë vetëm të gjallë dhe të respektueshëm ndaj natyrës, kështu lindi ideja”, tha 39-vjeçarja, e cila ka tre fëmijë të vegjël.
Ware mbledh insekte në oborrin e saj dhe i vendos ato në ambiente me madhësi të shtëpisë së kukullave që ajo ka bërë për t’i shfaqur ato.
“Ajo që filloi si një mënyrë për të kujtuar rëndësinë e natyrës, i ka ndihmuar fëmijët të mos kenë frikë nga insektet”, thotë Ware.
“Më ka munguar shumë muzika live, kështu që vendosa të bëj një bandë rock me insekte,” tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








Lini një Përgjigje