Bota

BE u ndalon linjave ajrore bjelloruse të përdorin hapësirën ajrore europiane. Shqipëria në të njëjtën linjë

Pas rrëmbimit të avionit të Ryanair nga Bjellorusia, duke e detyruar të ulej në Minsk me qëllim arrestimin e një gazetari opozitar, Bashkimi Europian ka vendosur sanksione, duke ua ndaluar linjave bjelloruse hyrjen në hapësirën ajrore europiane dhe përdorimin e aeroporteve të BE-së.

Vendimi, i cili vjen pas një sërë përplasjes mes Brukselit dhe presidentit Aleksandër Lukashenko, duket se po mbështetet edhe nga Shqipëria, e cila ashtu si në të kaluarën, duket se do të ndjekë të mbajë të njëjtën vijë në politikën e jashtme me BE-në.

Të pyetura për sanksionet ndaj Bjellorusisë, Burimet i thonë Gazetës Si se qeveria shqiptare do të ndjekë të njëjtën linjë me Brukselin zyrtar, duke miratuar po ashtu masat për ndalimin e linjave bjelloruse të vendosura nga BE-ja.

Vendimi vjen pas një sërë masash dhe deklaratash të ngjashme të miratuara nga vendi ynë në përpjekje për të njësuar politikën tonë të jashtme me ato të unionit. Në të kaluarën, Shqipëria ka miratuar po ashtu një sërë sanksionesh të vendosura ndaj Rusisë dhe ka dënuar Kinën për shtypjen e protestave të Hong-Kongut, një vendim që shkaktoi pakënaqësi të thella me qeverinë kineze.

Por çfarë vendosi BE-ja kundër Bjellorusisë?

Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën pas konsultimeve në Bruksel t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së. “Ne pamë një ulje të detyruar që çoi në arrestim,” tha Merkel pasi arriti në samitin e BE-së. “Të gjitha shpjegimet e tjera për uljen e avionit të Ryanair-it janë plotësisht të papranueshme.”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i konsideron të papranueshme dhe të pabesueshme shpjegimet e Minskut për detyrimin e një avioni që të zbriste në Bjellorusi dhe për arrestimin e një disidenti në bord.

Komentet e Merkel erdhën pasi Gjermania iu bashkua disa vendeve europiane që thirrën ambasadorët e Bjellorusisë në vendet e tyre, pas tronditjes për uljen e detyruar të një avioni në Minsk dhe për arrestimin e një gazetari disident që pasoi pasoi pas uljes së avionit.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën pas konsultimeve në Bruksel t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së. “Ne pamë një ulje të detyruar që çoi në arrestim,” tha Merkel pasi arriti në samitin e BE-së. “Të gjitha shpjegimet e tjera për uljen e avionit të Ryanair-it janë plotësisht të papranueshme.”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i konsideron të papranueshme dhe të pabesueshme shpjegimet e Minskut për detyrimin e një avioni që të zbriste në Bjellorusi dhe për arrestimin e një disidenti në bord.

Komentet e Merkel erdhën pasi Gjermania iu bashkua disa vendeve evropiane që thirrën ambasadorët e Bjellorusisë në vendet e tyre, pas tronditjes për uljen e detyruar të një avioni në Minsk dhe për arrestimin e një gazetari disident që pasoi pasoi pas uljes së avionit.

“Të gjithë udhëheqësit e BE janë të një medimi, madje edhe vendet direkte fqinjë si Polonia dhe vendet baltike. Duket se Bjellorusia ka kaluar vijën e kuqe,” njofton Riegert.

Një zyrtar i NATO-s tha se ambasadorët e aleancës ushtarake perëndimore do të diskutojnë gjithashtu për këtë incident gjatë ditës së martë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë