Bob Dylan, këngëtari i njohur amerikan, emri origjinal i të cilit është Robert Allen Zimmerman lindi në një familje me origjinë hebreje në Minesota të SHBA-së më 24 maj të vitit 1941.
Këngëtar i lëvizjes protestuese amerikane, ai imponoi veten në skenën muzikore në vitet gjashtëdhjetë me hite të tilla si “Blowin’ in thw Wing”, “Like a Rolling Stone”, “Positively 4th Street”.
Në karrierën e tij të gjatë, ai ka ndikuar më shumë se një brez i këngëtarëve amerikanë, nga Tom Petty te Bruce Springsteen, por edhe Beatles Britanike dhe Rolling Stones.
I rritur që fëmijë me muzikën e Hank Williams, Little Richard, Elvis Presley dhe Johnny Ray, Dylan nisi bleu kitarën e tij të parë në vitin 1955, kur ishte një nxënës në gjimnaz, dhe luajti për një seri grupesh të rrymës rock & roll.
Në vitin 1959, pak para se të regjistrohej në Universitetin e Minesotës nisi të interpretonte muzikën country në një bar të vogël, duke adoptuar emrin Dylan (sipas poetit të njohur nga Uellsi, Dylan Thomas).
Më 1961, zhvendoset në Nju Jork, ku në fillim u mbështet financiarisht tek bujaria e bamirësve të ndryshëm, të cilët të magjepsur nga shfaqjet e tij, i siguronin ushqim dhe strehim. Një nga shfaqjet e Dylan në shtatorin e atij viti, “gjahtari” i talenteve John Hammond e kontaktoi, dhe e bindi të nënshkruajë një konkratë me “Columbia Records’.
Albumi i tij i parë “Eponymous”, doli në marsin e vitit 1962, me komente të përziera. Zëri i tij me një ngjyrim kaubojsi, la në mëdyshje shumë kritikë. Në prillin e vitit 1963, mbajti koncertin e tij të parë të madh në Nju Jork.
Dylan u perceptua si këngëtar i këngëve të protestës, një artist i angazhuar politikisht, dhe me një axhendë të qartë.
Në albumin e tij të ardhshëm në vitin 1965, u futën në përdorim instrumente elektrike – një shkelje e hapur e traditës- gjë që u prit me vërshëllima nga publiku i pranishëm. E veçanta e tij ishte se të gjitha tekstet e albumeve të tij i shkruante vetë, kur më e spikatura është hiti “Blowing in the Wind”.
Në fund të viteve 1990, Dylan, që u quajt poeti më i madh i gjysmës së dytë të shekullit XX nga Allen Ginsberg, këndoi para Papës në Vatikan. Duke marrë pjesë në ceremoninë e tërheqjes së çmimit Princi i Asturias për Artet në Spanjë në vitin 2007, juria e quajti Dylan një “mit të gjallë në historinë e muzikës popullore, dhe një fanar për një brez që ëndërronte të ndryshonte botën’.
Në vitin 2016, Bob Dylan fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, siç u tha nga Akademia Suedeze e dhënies së çmimit, “duke krijuar shprehje të reja poetike në traditën e madhe të këngëve amerikane”, një çmim që megjithatë shkaktoi debate të mëdha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.