24 maj 1924 në Shqipëri nisi kryengritja e qershorit, e njohur si Revolucioni i Qershorit apo Revolucioni Demokrat Antiborgjez. Një kryengritje drejtuar nga Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe Bajram Curri. Ajo nisi si rebelim kundër forcave borgjeze dhe feudalëve duke kërkuar dhe largimin e tyre nga vendi. Fshatarësia që ishte pjesa më e madhe e popullsisë kërkonte të drejtat e pronës që punonin apo posedoni dhe pjesa tjetër kërkonin lirimin nga barrat ekonomike dhe politike.
Kryengritja erdhi disa muaj pas largimit të Ahmet Zogut nga posti i kryeministrit dhe një muaj pas vrasjes së Avni Rustemit. Shkak i aktivizimit ditën e 24 majit u bë vrasja e Bajram Currit në Krumë.
Më 16 qershor, u formua qeveria e përkohshme e kryesuar nga Fan Noli . Në programin e saj parashikohej ç’rrënjosja e feudalizmit dhe vendosja e demokracisë. Qeveria kërkonte diplomaci me shtetet përreth.
Ndërkohë, Ahmet Zogu po mbahej nga Jugosllavia në suita luksoze dhe i premtoi ndihmë për mësymjen që do të bënte më 24 dhjetor në Shqipëri.
Në historinë e Shqipërisë, shumë historianë i referohen si një revolucion pa gjak në kërkim të një rendi të ri. Plani i qeverisjes së Nolit vazhdon të mbetet një ndër më konservatorët dhe perëndimorët e historisë së Shqipërisë moderne.
“Oj sharki e lehtë si era , a ka ardhur në Shqipëri pranvera?” – ishte një citim i kohës së revolucionit pa autor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.