Muzike

Dy shqiptarë në finalen e Eurovision, Anxhela Peristeri për Shqipërinë dhe Gjon Muharremaj përfaqëson Zvicrën

Anxhela Peristeri përfundoi performancën e saj në finalen e Eurovizion, ku sërish ka ngritur publikun në këmbë. Energjike dhe me një vokal të paparë, në skenën e “inskenuar” kuqezi, ajo erdhi me versionin origjinal të këngës ‘Karma’, atë shqip.

Të gjithë shqiptarët mund të japin mbështetjen e tyre që Anxhela Peristeri me këngën e saj “Karma” të renditen sa më mirë në klasifikimin e këtij edicioni të 65-të. Kodi i Shqipërisë në garën e ditës së sotme është “2”, renditje edhe e radhës që Anxhela Peristeri u ngjit në skenën e Roterdamit në “Ahoy Arena”.

Më herët, vetë Anxhela me anë të një postimi në Facebook, i ka ftuar shqiptarët që ta votojnë.

“Sonte është nata finale e Eurivizionit. Unë do performoj e dyta. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, mund të votojnë në nr e shtetit përkatës, me kodin 02, në momentin që fillon votimi dhe nr i telefonit shfaqet në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë. Faleminderit shumë për mbështetjen! Ju dua”, ka shkruar ajo.

Përpos Peristerit, në festivalin e këngës është dhe një tjetër shqiptar, që përfaqëson Zvicrën.

Bëhet fjalë për Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), i cili është po ashtu në finale dhe është pëlqyer shumë.

Kënga dhe performanca e Anxhelës në natën gjysmëfinale u pëlqye shumë dhe madje u krahasua me divën e muzikës Beyonce.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë