Më 20 maj, me rastin e Ditës Botërore të Bletëve, National Geographic zbuloi një video të pabesueshme që ka si protagoniste Angelina Jolie. Aktorja që është edhe Komisare e Lartë e OKB-së është e mbuluar e gjitha nga qindra bletë që lëvizin në trupin e saj, madje edhe në fytyrë.
Objektivi i videos është sensibilizimi për ruajtjen e bletëve që janë të rëndësishme për jetën e të gjithë planetit. Pa to 70% e futave dhe perimeve do të zhdukeshin nga tavolinat tona. “Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Qëndrova për 3 ditë pa bërë dush pasi ekspertët më thanë se bletët nuk do të më afroheshin nëse do të ndjenin aromën e shampove apo parfumeve të mia”, tregon Jolie. Në set të gjithë qëndruan me veshje mbrojtëse, përveç Jolie, që u mbulua nga bletët për plot 18 minuta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje