Para

The Economist: Paratë e kokainës po rrisin çmimin e banesave në Tiranë

Më 12 maj, prokuroria në Maqedoninë e Veriut akuzoi ish-kryeministrin, Nikola Gruevski, për pastrim parash. Dyshohet se ai është bërë pjesë e botës së korrupsionit dhe ka fshehur pasurinë.

Një i huaj që po ndërton një bllok apartamentesh në Vlorë, Shqipëri, thotë se i ka ngelur projekti në gjysmë sepse ai nuk pranon të paguajë ryshfetet që i janë kërkuar për të marrë leje ndërtimi.

Në Ballkan, pastrimi i parave bëhet nëpërmjet pronave duke ndikuar në shtrembërimin e çmimit dhe duke i ngritur ato maksimalisht.

Kulla luksoze po ngrihen në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd.

Edhe pse Covid-19 e goditi rëndë ekonominë e vendeve të Ballkanit, çmimet e banesave po kundërshtojnë gravitetin. Që nga viti 2017, çmimet e banesave në Tiranë janë dyfishuar. Vetëm gjatë vitit 2020, transaksionet e “real-estate” u rritën me 6.7%.

Pastrimi i parave, sidomos nga trafiku i kokainës që ka lulëzuar kohët e fundit, kjo është arsyeja pse edhe çmimet janë rritur. Një tjetër arsye është se zyrtarët e dyshuar duhet të largojnë paratë e tyre të thata. Ballkani ka ligje funksionale për pastrimin e parave, por nuk janë të zbatueshme.

Sindikatat e krimit në Ballkan kanë zënë vend edhe jashtë vendit të tyre. Ata fitojnë shumë para në shtetet e tjera sdhe shumë nga investimet e tyre janë kryer jashtë vendit të origjinës.

Fatjona Medini, e cila bashkëpunoi me “The Economist” thotë se qeveritarët duan ta godasin pastrimin e parave, por njëkohësisht duan dhe vendet e punës që mund të sjellin ato.  Gangsterët që bëjnë pafund para, jaë konservatorë në investimin e saj.

“Ata nuk kanë imagjinatë, prandaj preferojnë tulla dhe llaç në vend të bizneseve të tjera që mund të përdorin për të larë paratë e tyre”,-thotë Mejdini.

Burimi:The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë