Drejtësia

Yuri Kim përgëzon SPAK për dënimin e Llallës : Askush, pavarësisht sa i fuqishëm, nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka përgëzuar SPAK për dënimin e Adriatik Llallës, i pari zyrtar i lartë në vend që dënohet me burg, dhe i është përgjigjur njëkohësisht edhe Sali Berishës, i cili paditi ditën e sotme sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken për shpifje.

"Më vjen mirë që  SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush - pavarësisht sa i fuqishëm - nuk është mbi ligjin. Kur të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë", shkruan Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë