Një nga rrokaqiejt më të gjatë në Shenzhen të Kinës, u evakuua, pasi filloi të lëkundet pa ndonjë arsye të dukshme. Njerëzit e pranishëm brenda, veçanërisht klientët e dyqaneve dhe punonjësit e zyrave, ikën shpejt me frikën se struktura mund të shembet në çdo moment.
Këmbësorët në rrugë, të cilët kanë shpërndarë video dhe foto në rrjetet sociale kineze, mbetën pa fjalë para spektaklit të pazakontë.
“SEG Plaza”, gati 300 metra e lartë, filloi të dridhej në mënyrë të pashpjegueshme rreth orës 13:00 dhe u mbyll pas pak më shumë se një ore e gjysmë, sipas mediave lokale.
I përfunduar në vitin 2000, kjo kullë ultra-moderne ka në brendësi një zinxhir dyqanesh të mëdha dhe të rëndësishme elektronike dhe zyra të ndryshme.
Zyrtarët e menaxhimit të emergjencave shkruan në platformën Weibo, versioni kinez i Twitter, se “ata kanë kontrolluar dhe analizuar të dhënat e stacioneve të ndryshme që monitorojnë tërmetet në qytet” dhe nuk gjetën “asnjë tërmet”.
🇨🇳 As if all the weird things coming from China weren't enough, in another one, a building, SEG Plaza Building in Shenzhen, began to shake for unknown reasons which caused evacuation and chaos.
— KreatelyOSINT🔸🌍 (@KreatelyOSINT) May 18, 2021
More videos in the thread. pic.twitter.com/R6qokkt1cw
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.