Arsim

Studentët e kërkuan prej 1 viti kthimin në Universitete, por tani duan që provimet të bëhen online

Pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vendosi që studentët të kthehen në auditore për provime dhe konsultime, senati akademik i Universitetit të Tiranës, duke u bazuar në kërkesën e Fakultetit Ekonomik i ka nisur kërkesë rektoratit që konsultimet dhe provimet të bëhen online edhe për simestrin e dytë.

Në letrën e shkruar nga studentët thuhet se ky vendim u mor 3 javë para përfundimit të programit mësimor të semestrit të dytë, pas rreth 8 muaj online. Sipas studentëve një pjesë e madhe e tre janë nga rrethet dhe nuk mund të akomodohen në një kohë kaq të shkurtër.

 Rreth një muaj më parë studentët ngritën një peticion në rrjete sociale për të hapur auditorët. Peticioni më pas u dorëzua në Ministrinë e Shëndetësisë dhe pasoi me një takim mes zëvendësministren e Shëndetësisë, Mira Rakacollin dhe përfaqësues të studentëve. Në atë kohë, përfaqësues të studentëve shpjeguan për Gazetasi.al se hapja e auditorëve ishte tepër e nevojshme jo vetëm për provimet, por edhe për seminarë, praktika dhe laboratorë. Sipas tyre ata mund të ktheheshin në auditore duke u kujdesur për masat anti-Covid.  Ndërkaq ekspertët e shëndetit publik, pjesë të komitetit kanë deklaruar që prej fillimit të pandemisë se konviktet dhe lëvizja ndërqytetëse e studentëve do të ndikonte për keq në valën e infektimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë