Gjatë 24 orëve të fundit ka ndrruar jetë një qytetar 64 vjeç nga Tirana dhe janë kryer 1952 testime dhe kanë dalë 57 raste të reja. Një ulje ndjeshme që prej shumë kohësh si në infektime ashtu edhe në fatalitete.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar”, shpjegon Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10244
Shkodër 341
Fier 294
Korçë 234
Gjirokastër 245
Durrës 199
Vlorë 189
Elbasan 134
Lezhë 101
Berat 91
Dibër 85
Kukës 65
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.