Policia greke ka zbuluar në rrethinat e Selanikut një plantacion me 1.100 rrënjë kanabis.
Në pranga është vënë një shtetas sirian që u gjet aty, ndërkohë që policia po kërkon një shtetas grek dhe një shqiptar, të moshës 24 dhe 25 vjeç.
Mësohet se të tre bashkë kishin krijuar një impiant të kompletuar të kultivimit të kanabisit.
Fidanët ishin mjaft të zhvilluar dhe lartësia e tyre shkonte deri 3 metra.
Tre kultivuesit strehoheshin në një çadër shumë afër plantacionit. Aty u gjet dhe një sasi kanabisi me peshë më shumë se 7 kilogramë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.