2 persona kanë humbur jetën dhe 67 raste të reja me Covid-19 janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.
Në këtë interval kohor janë shëruar 891 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë dhe janë kryer 2728 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki : 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.
Qyetarët që e kanë humbur betejën me Covid-19 janë 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.