Sociale

2 humbje jete dhe 67 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

2 persona kanë humbur jetën dhe 67 raste të reja me Covid-19 janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë shëruar  891 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë dhe janë kryer 2728 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki : 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Qyetarët që e kanë humbur betejën me Covid-19 janë 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë