Histori

Prej një viti në spital, pacienti me “Long Covid” në Britani nuk ecën i vetëm

Ai ndodhet në spital prej një viti për shkak të koronavirusit. Jason Kelk, një mësues 49-vjeçar i shkencave kompjuterike nga Leeds, konsiderohet si pacienti më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ose siç quhet ndryshe “Long Covid”.

Në prill të vitit 2020, ai u dërgua me urgjencë në spital për një infeksion në gjoks, por më pas doli pozitiv me koronavirus. Që atëherë, ai kurrë nuk është larguar nga spitali ku luftoi mes jetës dhe vdekjes ditë pas dite.

Tani, ai është më mirë, por ende po mjekohet me dëmet e shkaktuara nga Covid 19: ai nuk mund të ecë i vetëm dhe një gastroparezë i shkakton shpeshherë të vjella të vazhdueshme.

Më 3 prill 2020, 48 orë pas pranimit të tij në Spitalin St James në Leeds, burri u transferua në kujdesin intensiv. “Për një kohë të gjatë, më thanë se nuk dihej nëse Jason do të vinte në shtëpi”, – shpjegon gruaja e tij, Sue, për mediat britanike.

Muajin e kaluar, pas rreth një viti, ventilimi mekanik u pezullua. Gjendja e Jason është përmirësuar pak që nga ajo kohë. Ai gjithashtu filloi të ecë i ndihmuar nga anëtarët e stafit të spitalit. “Ai është i lumtur”, – tha gruaja e tij.

Viti i fundit ka qenë shumë i vështirë për familjen e Kelk. Për të kërkuar mbështetje financiare për rikthimin e burrit të saj në shtëpi, Sue nisi një mbledhje fondesh ‘GoFundMe’. “Ishte vërtet e vështirë, i falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan”, – përfundoi gruaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë