Në qytezën portugeze Arouca gjendet ura më e gjatë e varur. Ajo është e gjatë 516 metra dhe për këtë ka marrë emrin “516 Arouca”. Ajo qëndron e varur në kanionin e lumit Paive, e ndërtuar 175 mbi tokë dhe është 1.2 metra e gjerë.
Është ndërtuar nga kabllot e çelikut dhe rrethojat metalike që janë të vendosura në mes të dy shtyllave të betonit. E për të kaluar nga njëra anë në tjetrën, duhen pesë minuta kohë.
Koha e kalimit varet edhe nga shumë faktorë siç është ndalesa për të shijuar apo edhe nga frika e lartësisë. Hugo Xavier u bë një nga njerëzit e parë që kaloi kur u hap të enjten.
“Oh … ja ku filluam!”, tha 42-vjeçari i trembur ndërsa mori guximin e mjaftueshëm për të shkelur në atë urë.
Ura lëkundet në çdo hap dhe Xavier ishte i lehtësuar kur më në fund kaloi në anën tjetër.
Ura u hap vetëm për banorët lokalë të enjten, por nga e hëna të gjithë mund të rezervojnë një vizitë.
“Është si një shpëtim për ne pasi do të tërheqë shumë vizitorë dhe do na ndihmojë të kalojnë situatën e keqe që na solli pandemia”, tha kryebashkiakja e Arouca, Margarida Belem.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje