Kuriozitete

Pse njerëzit nuk kanë sy të zinj?

Ngjyra e syve tanë në të vërtetë vazhdon të ndryshojë derisa të jemi rreth 3 vjeç. Sidoqoftë, është e pamundur që sytë e njeriut të kenë ngjyrë të zezë. Sytë thjesht duken të zinj për shkak të ndriçimit, për shkak të pasqyrimit të rrobave që ne kemi veshur, ose përdorimit të lenteve të kontaktit me ngjyra.

Ka disa arsye pse njerëzit nuk mund të kenë sytë në ngjyrë të zezë. Ka rreth 16 gjene të ndryshme që janë përgjegjëse për ngjyrën e syve tanë. 2 prej këtyre gjeneve janë faktorë kryesorë, të cilët janë gjenet HERC2 dhe OCA2. Këto gjene saktësojnë ngjyrën e syve tanë përmes sasisë së melaninës të pranishme në iriset tona. Ngjyrat mund të variojnë nga një larmi e ngjyrave, si blu dhe gri, por ngjyra më e errët e mundshme është kafe shumë e errët, jo e zezë.

Nëse njerëzit do të kishin sy të zinj, do të përfundonin duke qarë gjatë gjithë kohës.

Objektet që janë të zeza thithin më shumë dritë në mënyrë që të duken vërtet të zinj. Drita dhe energjia e tepërt që thithin shndërrohen në energji të nxehtësisë. Kjo do të thotë se dhe nëse dikush do të kishte sy me ngjyrë të zezë, syve mund tu duhen shumë lot për t’i ndaluar që të mos thahen.

Njerëzit gjithashtu do ta kishin të vështirë të dilnim në mes të ditës nëse do të kishin sy të zinj pasi rrezet e dritës së diellit përmbajnë dritë ultraviolet ose UV, dhe objektet e zeza priren të thithin më shumë dritë UV sesa ngjyrat e tjera. Ekspozimi i zgjatur në dritën UV mund të përkeqësojë shëndetin e syve dhe të çojë në probleme, si kataraktet ose kanceri i lëkurës. Falë përbërjes gjenetike, melanina që siguron ngjyra në irise mbron nga drita ultraviolet. Studimet tregojnë se melanina mund të asgjësojë mbi 99.9% të rrezatimit UV që thith, duke mbrojtur sytë nga dëmtimet për shkak të ekspozimit në diell.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë